Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: Ndryshimi që po sjellim, lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: Ndryshimi që po sjellim,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar sërish zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe insistimin për të vijuar Reformën në Drejtësi.

Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski, deklaroi gjatë fjalës së tij në aktivitetin mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID se ndryshimet që pritet të vijnë në sajë të Reformës në Drejtësi është një lajm i keq për zyrtarët e korruptuar.

“…jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.” , u shpreh Koski .

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe zëvendëskryeministri Braçe, anëtarët e kabinetit, anëtarët e Parlamentit, kryetarë bashkie, zëvendësministra etj.

Të fundit