Flash News

KRYESORE

Reforma në drejtësi, cili ishte roli i Bashës dhe Berishës sipas Ambasadorit Lu

Reforma në drejtësi, cili ishte roli i Bashës dhe Berishës

Ambasadori amerikan Lu ka dhënë intervistën e ‘lamtumirës’ të enjten për Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus. Një prej pyetjeve ka patur të bëjë edhe me rolin e ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës Basha gjatë bisedimeve për Reformën në drejtësi. Një moment i panjohur më parë është referenca e Lu për Berishën i cili, në fjalët e Ambasadorit, ishte njeriu që ka kërkuar më shumë se kushdo krijimin e SPAK dhe BKH. Sa i takon Bashës, Lu duket se ka ‘anuluar’ një tezë të investuar shumë nga mediat e majta sipas së cilës ka dualitet në drejtimin e Partisë Demokratike. Gjatë bisedimeve për Reformën, thotë Lu, në sediljen e drejtuesit ishte bindshëm Basha.

 

Sokol Balla: A pati rol (Berisha)në procesin e reformës në drejtësi dhe në procesin e majit të shkuar? Pozitiv ose negativ, nuk e di, më thoni ju.

Ambasadori Lu: Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.

Të fundit