Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi/ Juristi Hazizaj: Akuzat e Metës nuk janë të rastësishme

Reforma në Drejtësi/ Juristi Hazizaj: Akuzat e Metës nuk

Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar qëndrimet kritike të presidentit Ilir Meta për procesin e Reformës në Drejtësi. Në emisionin ‘Byro Politike’, ai thote se qëndrimi i kreut të shtetit duhet parë në dy kendvështrime: se pari,  deklarata e tij mund të jetë institucionale: “Duhet thënë me pak fjalë dhe kam përshtypjen që deklarimet e Presidentit të Republikës duhen parë në dy dimensione: Dimensioni i parë është se për shkak të detyrimit kushtetues Presidenti mund të bëjë në deklaratë të karakterit publik edhe brenda institucioneve publike si Parlamentit. Kuvendi për të thënë të vërtetën sot ka mare pamje  njëngjyrëshe.  Dhe çdo lloj deklarate e Presidenti në një Kuvend i cili është njëngjyrësh nuk do të kishte marrë përmasa dhe sensibilitetin e asaj çka ne konstatojmë dhe diskutojmë sot”, sqaron ai.

Së dyti, sipas Hazizajt,  Meta mund të jetë ‘motivuar’ nga qëndrimet e Ramës, që është shprehur gjithnjë se procesi po ecën me hapa të shpejtë.

“Dhe momenti i dytë është se Presidenti të gjithë deklaratën e tij i ka si pjesë të gjithë aktivitetit prej tre vjetësh, ose asaj çka ai ka grumbulluar dhe akumuluar në raport me atë se çka qëndron pas reformës në drejtësi. Me atë çka në mënyrë të përhershme politikanët, pse jo edhe Kryeministri kanë motivuar atë që thotë reforma në drejtësi.

Nëse ju i referoheni kujtesë historike të këtyre tre viteve, që nga momenti i konceptimit të reformës një nga moment që është thënë dukshëm por pa e përmendur ka qenë që Meta është thelbi i gjithë akumulimit të perceptimit negativ për drejtësinë. Kjo do të thotë se nëse drejtësia do të këtë  një pasojë pozitive është figura e Metës. Normalisht kjo ka sjellë sensibilitetin e duhur tek ai që sot për shkak të marrëveshjes ka ardhur si President i Republikës. Në këto kushte unë mendoj se nuk janë fare të rastësishme deklarimet e tij”, përfundoi Hazizaj.

Të fundit