Flash News

KRYESORE

“Reforma në drejtësi ka vdekur”, kush është politikani i fuqishëm i LSI të cilit iu drejtua dje Donald Lu

“Reforma në drejtësi ka vdekur”, kush është

“Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe të manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur”, u shpreh dje ambasadori Donald Lu, por ndonëse nuk përmendi emrin e politikanëve, mesazhi ishte fare i qartë se kujt i drejtohej.

Ka qenë deklarata e bërë pak ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, që e ka shtyrë ambasadorin Lu të bëjë këtë deklaratë.

“Komisioni i ligjeve asgjeson 140 votat e kuvendit, qe i vune vulen reformes ne drejtesi naten e 21-22 korrikut 2016. Reforma vdiq,rrofte reforma”, është shprehur Vasili më 7 dhjetor.

LSI po ndjek një strategji të dyfishtë në përballjen me ambasadorët. Zv/kryetari Luan Rama dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, po shigjetojnë gjithnjë e më shumë ambasadorët e huaj për mbështetjen që i japin qeverisë, ndërkohë, kryetarja Monika Kryemadhi po tregohet e matur me deklaratat e saj, duke mos lëshuar akuzat rënda.

 

Të fundit