Flash News

KRYESORE

Reforma në drejtësi, Luan Rama u kujton socialistëve shprehjen e Fatos Nanos

Reforma në drejtësi, Luan Rama u kujton socialistëve shprehjen e

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka kritikuar mazhorancën sa i takon qëndrimit që po mban në lidhje me reformën në drejtësi. Rama ju referuar konsensusit të 22 korrikut ku u miratuan me 140 vota ndryshimet kushtetuese teksa u ka kujtuar socialistëve edhe shprehjen e ish-kryetarit të tyre, Fatos Nano.

Fatos Nano, tha Luan Rama, kishte parimin ‘të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet’ teksa shtoi se këta të sotmit, duke ju referuar socialistëve, ‘po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin’.

“Mesazhi i 22 korrikut i vitit 2016 qe me konsensus miratuam ndryshimet kushtetues, është logjika dhe rruga që duhet të ecin faktorët politikë, për të lënë mënjanë interesat. Në Partinë Socialiste, kur kam qenë anëtar i PS, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga kryetari Fatos Nano, i cili thoshte; Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet. Këta të sotmit në fakt po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin”, tha Luan Rama.

Të fundit