All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, reagon zyrtari i lartë amerikan: Korrupsioni i hap rrugë destabilitetit

Reforma në Drejtësi, reagon zyrtari i lartë amerikan: Korrupsioni
All - Paragraf - 1

Zv/sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, ka reaguar në lidhje me Reformën në Drejtësi.

All - Paragraf - 3

Yeepërshëndeti heqjen dorë nga bojkoti i opozitës si dhe vuri në dukje kërcënimin e demokracisë në të gjithë Ballkanin për shkak të korrupsionit. Sipas zyrtarit amerikan, është pikërisht korrupsioni që i hap rrugë aktorëve destabilizues dhe vë në rrezik demokracitë e reja.

Zyrtari i lartë foli në një seancë për rajonin në Senat, ku senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan për të zmbrapsur ndikimin rus dhe për të shmangur përshkallëzimin e krizave, si edhe për të mbështetur reformat dhe stabilitetin. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës”, tha Yee.

Të fundit