Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, Soreca kundërshton Metën: Është zbatuar në përpikëri me Kushtetutën

Reforma në Drejtësi, Soreca kundërshton Metën:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë tha se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e suksesshme.

Gjatë një konference me temë “Monitorimi i integritetit gjyqësor”, Soreca kundërshton Metën duke thënë se Reforma në Drejtësi është zbatuar në përpikëri me Kushtetutën dhe me ligjet.

“Sa i përket integritetit është arritur një rezultat i mirë, Reforma e Drejtësisë është zbatuar në përpikëri me Kushtetutën dhe me ligjet. Pas pak ditësh komisioni do të prezantoj raportin e progresit arritjet e Shqipërisë. Reforma në Drejtësi dhe integrimi për në BE duhet të jetë përparësi për çdo politikan shqiptar”, u shpreh ambasadori i BE.

Të fundit