Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Reforma në drejtësi zgjat me dekada. Rasti i Kroacisë dhe çfarë duhet të presë Shqipëria"
Robin-Ivan Capar, një analist kroat, i tha Politiko.al në një intervistë se reforma në drejtësi në Kroaci, e filluar që në vitin 2003, ende nuk është implementuar, edhe pse kanë kaluar 16 vjet. Ai pranon se kjo reformë ka luajtur një rol të rëndësishëm në antarësimin e Kroacisë në BE. Capar shton se lufta ndaj korrupsionit është qëllimi kryesor i saj, por thotë se ka qenë media që i ka zbuluar shumë prej rasteve korruptive në Kroaci.
Robin-Ivan Capar është ekspert i medias, komentator i bazuar në Kroaci dhe Norvegji. Ai është shefi i zyrës së Zagrebit për Spitzberg Partners LLC dhe drejtor i Time Out Croatia, media kryesore në anglisht në Kroaci. Ai është kërkues i European Council on Foreign Relations, ku mbulon politikën e jashtme të Kroacisë.
Intervistoi: Liridon Cecja
Politiko: Z. Capar, që nga viti 2016, Shqipëria ka filluar të implementojë një reformë në drejtësi të ngjashme dhe të ndikuar nga rasti i Kroacisë. Ne jemi kureshtarë të njohim disa detaje në lidhje me të; sa vjet zgjati? Cilat ishin rolet e BE-së dhe SHBA? A e kundërshtuan qeveria apo opozita dhe gjëra të tilla?
Në fund të viteve ‘90, sistemi i drejtësisë kroate ishte i infektuar nga problemet e pritshme të tranzicionit - mungesa e personelit, efikasiteti i ulët si dhe pavarësia dhe transparenca e dyshimtë. Kur e nisi reformën e sistemit të drejtësisë në fillim të viteve 2000, Kroacia u përball me këto, si dhe probleme të tjera strukturore, duke përfshirë rrjetin e ndërlikuar dhe të fryrë të gjykatave, kohëzgjatjen e lëshimit të verdikteve, zbatimin problematik të vendimeve, numrin në rritje të çështjeve në pritje, mungesën e pajisjeve teknike, dhe edukimin, përzgjedhjen, emërimin dhe promovimin e gjyqtarëve. Procesi zyrtar i reformës strukturore nisi në 2002-2003 dhe ka vazhduar përmes cikleve të shumta deri më sot - disa nga përpjekjet e racionalizimit kroat pritet të përfundojnë deri në dhjetor 2019.
Përpjekjet e reformës ishin - dhe mbeten edhe sot e kësaj dite - të lidhura ngushtë me sasinë e vullnetit të brendshëm politik të lidhura me to. Deri në pranimin e Kroacisë në BE në 2013, vullneti politik për të reformuar sistemin e drejtësisë së vendit ishte i lartë pasi ekzistonte një konsensus midis palëve në fuqi dhe opozitës për rëndësinë e integrimit euro-atlantik të Kroacisë. Për shkak të këtij orientimi të njëanshëm pro-europian, roli dhe rëndësia e Bashkimit Europian në katalizimin e reformës në drejtësi në vend ishte gjithashtu relativisht e lartë.
Politiko: Ekziston perceptimi se Kroacia u bë anëtare e BE-së vetëm për shkak të Reformës në Drejtësi. A është e vërtetë? Dhe a mundet BE të praktikojë të njëjtën strategji me Shqipërinë?
Nuk do të ishte e gabuar të pretendosh se kapitulli i bisedimeve mbi gjyqësorin dhe të drejtat themelore ishte i rëndësishëm për Kroacinë. Reforma e sistemit të drejtësisë do të ketë gjithashtu një rëndësi të konsiderueshme për Shqipërinë ndërsa bisedimet e saj ecin përpara, pasi Bashkimi Europian vendos theks të jashtëzakonshëm në efikasitetin, pavarësinë dhe transparencën e gjyqësorit.
Kjo shkon paralelisht me përpjekjet antikorrupsion - një çështje për të cilën Kroacia gjithashtu ka luftuar për ta trajtuar para dhe pas pranimit. Sipas mendimit tim, rruga përpara për Shqipërinë në këtë drejtim është përmes ngritjes dhe solidarizimit të institucioneve që ngarkohen me ndalimin, parandalimin dhe trajtimin e korrupsionit në të gjitha nivelet e shtetit dhe shoqërisë. Kjo gjithashtu mund të jetë e dobishme edhe për uljen e një rezistence ndaj zgjerimit të BE-së në Ballkan që kemi parë kohët e fundit.
Politiko: Përveç ish-kryeministrit, Ivo Sanader, cilët janë disa politikanë të rëndësishëm (ne themi 'peshq të mëdhenj') të dënuar si rezultat i Reformës në Drejtësi?
Si çështje më vete, korrupsioni mbetet një problem serioz për shtetin më të ri anëtar të Bashkimit Europian. Gjatë dy dekadave të fundit, suksesi (i kufizuar) i Kroacisë në këtë fushë ka qenë i lidhur pothuajse ekskluzivisht me:
1) përpjekjet e vazhdueshme hetimore dhe raportuese të mediave të pavarura në vend dhe; 2) sasinë pragmatike të vullnetit politik pas përpjekjeve anti- korrupsion. Eshtë e rëndësishme të theksohet se shumica e skandaleve të korrupsionit në dekadën e fundit u nxitën nga gazetaria hetuese nga media, si Index.hr.
Duke ditur këtë, ka ende hapësirë të konsiderueshme për të forcuar parandalimin, zbulimin dhe hetimin në fushën e korrupsionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për korrupsion të nivelit të lartë.
Politiko: Cilat janë disa nga problemet me të cilat përballet aktualisht sistemi i ri i drejtësisë së Kroacisë? A i ka përmbushur pritshmëritë?
Sipas mendimit tim, disa nga sfidat më të mëdha brenda procesit të reformës në sistemin e drejtësisë janë të lidhura me mungesën e fondeve për financimin e masave të planifikuara të reformës.
Për shkak të kufizimeve buxhetore, dinamika e procesit të reformës në drejtësi dhe racionalizimit ka ngecur - disa pjesë të reformës janë ende në ekzekutim edhe sot e kësaj dite. Problemet e vonesave në dhënien e aktgjykimeve (verdiketeve) dhe zbatimit problematik të vendimeve ende nuk janë adresuar në mënyrë adekuate.
Politiko: Duke iu referuar çështjes ‘Kroacia’ dhe zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, a mund të arrijmë në përfundimin se BE nuk e kupton situatën në rajon dhe qëndrimet e tyre janë shpesh tendencioze?
Nuk do të thoja që BE nuk ka një kuptim të thellë të marrëdhënieve dhe politikave rajonale. Sidoqoftë, sfidat me të cilat përballen disa vende të EJL/CEE dhe Ballkanit Perëndimor - veçanërisht kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin - nuk janë çështje që mund të zgjidhen brenda natës apo edhe në planin afatmesëm. Në disa raste, këto janë sfida që nuk mund të adresohen plotësisht, madje edhe në proceset dhe negociatat disa vjeçare të reformave.
Duhet një planifikim afatgjatë dhe angazhim për reformën në mënyrë që të ndodhin ndryshime reale. Nuk ka një transformim deus ex machina në të gjithë vendin që ndodh në Ditën e 1 pasi një vend të anëtarësohet në Bashkimin Evropian - ndryshimi duhet të vijë nga brenda, i nxitur nga vullneti politik i brendshëm. Një shtytje e mëtejshme në fushat e antikorrupsionit dhe ruajtjes së sundimit të ligjit si nga Shqipëria ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut, si dhe reforma zgjedhore në Shqipëri, gjithashtu mund të shkrijë disa nga qëndrimet e ftohta të një pjese të Europës Perëndimore për zgjerimin e mëtejshëm europian në Ballkan - veçanërisht në kohën kur Bashkimi Europian vetë po përballet me sfida të brendshme që lidhen me sundimin e ligjit (p.sh. Polonia dhe Hungaria).
BE gjithashtu duhet të jetë e kujdesshme në ruajtjen e legjitimitetit dhe besueshmërisë së saj në procesin e zgjerimit - pozicionet e fundit që vijnë nga Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat shkojnë kundër miratimit të KE për fillimin e negociatave - mund të dërgojnë një sinjal negativ për shtetet aspirante për anëtarësi në Ballkan. Gjërat do të bëhen më të qarta në tetor.
[caption id="attachment_308514" align="aligncenter" width="605"]
Analisti kroat Robin-Ivan Capar[/caption]
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38