Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, 29 deputetë të opozitës parlamentare kërkesë Kuvendit: Duam lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve

29 deputetë të opozitës së depozituan sot në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj.

Pas mbarimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore deputeti Myslim Murrizi deklaroi se 29 deputetë kanë firmosur një draft të dërguar në Kuvend për rishikimin e nenit 68 dhe 64 në Kushtetutë. Qëllimi kryesor është që të listat të jenë të hapura.

Duke shpjeguar se kërkohet ndryshimi, Murrizi theksoi se “hileqarët i kanë futur në Kushtetutë listat e mbyllura ndërsa të gjitha detajet e tjera teknike, ndodhen në Kodin Zgjedhor.”

“29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës”, tha Murrizi.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së sotme nënvizoi se beteja e opozitës për ndryshim të këtij sistemi, për lista të hapura, do të vijojë në Kuvend.

Ne kemi votat dhe do e çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit”, tha Hajdari.

Gjithashtu i të njëjtit mendim ka qenë dhe deputeti Ralf Gjoni i cili u shpreh se nuk do të ketë dakordësi nëse në Këshillin Politik nuk do të ketë një ndryshim të sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Ai tha se përpara firmave të 50 mijë qytetarëve për ndryshimin e sistemit, nuk i vendos fimat e Këshillit Politik.

“ Komisioni ka dy objekte. Objekti 1 është trajtimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe objekti i dytë për hapjen e debatit kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor me listat e hapura. Unë jam mbështetës i kësaj nisme. Kjo kërkesë e shqiptarëve nuk është trajtuar në Këshillin Politik. Firmat e këshillit nuk i vendos përpara firmave të 50 mijë qytetarëve. Nuk do të ketë asnjë dakordësi për të kaluar në parlament një reformë për ndryshim të sistemit zgjedhor. Në 10 vite, ne jemi treguar njerëzit më me forcë. Vjet në këtë kohë askush, nuk fliste për listat. Sot të gjithë shqiptarët flasin për këto listat”, u shpreh Gjoni.

Lexoni edhe: Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PS është parti që ju qëndron marrëveshjeve

Të fundit