Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Reforma Zgjedhore/ 9 orë mbledhje pa marrëveshje, ambasadorja Kim thotë se ka vetëm një zgjidhje
Takimi maratonë i Këshillit Politik dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë për Reformën Zgjedhore zgjati plot 9 orë dhe u mbyll pa një marrëveshje.
Ambasadorja Kim foli për dialog konstruktiv e progres, por pohoi gjithashtu se ka ende punë për t’u bërë.
Më tej, Kim u shpreh se nëse palët arrijnë konsensus për ‘tema’ të reja përtej rekomandimeve të OSBE-ODHIR, diplomatët do të bien dakord me palët. Por nëse për pika shtesë që nuk janë pjesë e rekomandimeve nuk ka konsensus, ato nuk do të zhvillohen me tej.
'Nëse partitë do arrijnë konsensus për masat që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR ne do biem dakord me ta. Por nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar e nuk arrihet atëherë palët nuk duhet ti vazhdojnë më këto kërkesa', u shpreh Kim.
Në prononcimin për mediat në fund të mbledhjes ambasadori i BE në Shqipëri, Luiggi Soreca tha se sot ka qenë një ditë e mirë pune dhe është bërë progres, i cili nuk duhet çuar dëm, pasi kjo që po bëhet është për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Në të njejtën linjë ishte edhe ambasadori britanik, Doncan Norman i cili tha se miratimi i kësaj reforme është një hap para për anëtarësimin në BE.
Ende nuk dihen detaje se në cilat pika palët kanë përparuar. Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e nesërme do të jetë arritur një marrëveshje apo do të ketë sërish dështim.
Tre pikat ku ka ngecur marrëveshja për Reformën Zgjedhore
E para është identifikimi elektronik biometrik, që do të thotë, marrja e shenjave të gishtave për çdo votues, hedhja e shenjës në një server kombëtar. Kjo kërkesë e opozitës, që shmang votimin më shumë se një herë, apo votimin e kryefamiljarit për gjithë familjen, votimin e personave që nuk janë fare në Shqipëri etj., është pranuar nga maxhoranca.
Depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore është pika e dytë e ngërçit. Maxhoranca në draftin e paraqitur, parashikon që të gjitha komisionet zgjedhore, nga qendrat e votimit në Komisionet Zonale Zgjedhore të përbëhen, jo më nga përfaqësues të partive, por nga punonjës të administratës, ose qytetarë që i plotësojnë kriteret për të punuar në administratë.
E treta është Çështja e Kolegjit Zgjedhor
Maxhoranca e quan proces të padiskutueshëm ndërtimin e Kolegjit me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që e kanë kaluar vetingun, ndërsa opozita kërkoi në fillim që të mos përcaktohej nëse e kanë kaluar apo jo.