Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik apel palëve politike: 5 qershori nuk duhet të ndryshojë

Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik apel palëve politike: 5 qershori nuk

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka komentuar ecurinë mbi procesin e Reformës Zgjedhore.

Nga Shkodra, Norman kërkoi nga palët politikke që marrëveshjka e 5 qershorit të mos ndryshojë. Sipas tij, është detyrë e Këshillit Politik që të gjejë një mënyrë funksionale dhe konsensuale të përbashkët.

Reforma elektorale është një çështje e nxehtë dhe diçka që ne e shohim me rëndësi. Do donim që të implementohet në mënyrën e duhur. Nuk kam një ide të saktë se cila do të ishte mënyra e duhur, çdo vend ka sistemet e veta politike dhe çdo sistem bëhet mirë funksional nëse ka vullnet politik. Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur.

Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne”, u shpreh ambasadori britanik.

I pyetur se si i sheh përplasjet e fundit në Këshillin politik, zyrtari britanik tha se puna duhet të vijojë normalisht dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur mund të duhet të shihet mënyra arbitrimi për ta zgjidhur. Megjithatë, ai shtoi9 se ende nuk jemi në atë fazë.

Të fundit