Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore/ Balla për tryezën: PD ndryshim 180 gradë, i është kthyer rrugës së arsyes

Reforma zgjedhore/ Balla për tryezën: PD ndryshim 180 gradë, i

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se pozita dhe opozita u ulën në një tryezë për të diskutuar për reformën zgjedhore, pasi PD-ja bëri një ndryshim 180 gradësh. Ai mohoi të ketë pasur një marrëveshje të fshehtë mes palëve para tryezës dhe se “nëse do të kishte kulisa, ai s’do të merreshe më me këtë profesion.

“Reforma zgjedhore është bërë gjithmonë me konsensus të partive politike, edhe opozita parlamentare është pjesë e këtij diskutimi. Duhen 84 vota për ta miratuar reformën. Pra do votohet nga ky parlament që kemi nga mazhoranca dhe besoj edhe nga opozita parlamentare. Ndërsa opozita joparlamentare besoj do ta ketë rikthimin në kuvend, përmes procesit të zgjedhjeve në 2021”, tha Balla në Abc news, duke shtuar “PD-ja i është kthyer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qëndrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese. Të gjithë aktorët e rëndësishëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve.”.

Ai shpjegoi se kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve evropiane.

“Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra synojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor. Këto ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR.”

Të fundit