Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore/ Dashamir Shehi: Duhet nisur nga reformimi i sistemit politik

Reforma zgjedhore/ Dashamir Shehi: Duhet  nisur  nga reformimi i sistemit

Kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir  Shehi, ka folur në televizionin “News 24, në lidhje me reformën zgjedhore.

Ai shprehet se vendosja e një sistemi të ri zgjedhor nuk kërkon ngutje, por ajo për të cilën duhet të nxitojmë është numërimi elektronik i votave.

 “Nuk duhet të ngutemi për të vendosur një sistem  të ri zgjedhor, sepse kjo bëhet shumë lehtë,  por duhet të ngutemi për ato që kërkojnë shumë punë, lekë dhe trajnim, pra  për numërimin elektronik të votave.”

I pyetur nëse është dakord për reduktimin e deputetëve në parlament ai ka deklaruar se:

“Unë e mbështes reduktimin e numrit të deputetëve në parlament, sepse një vend i vogël si Shqipëria nuk ka nevojë për këtë numër të madh mandatesh. Nëse po flasim për një ndryshim rrënjësor duhet të përfshihet edhe parlamenti sepse nëse nuk bëhet një riformim i ri i sistemit politik atëherë ajo që ne kemi nisur të bëjmë sot do të mbetet diçka  pa vlerë, e korruptuar”.

Për çështjen e shumë folur të shit-blerjes së votës, Shehi ka thënë se për zhdukjen e këtij fenomeni numërimi elektronik është një nga rrugët e duhura.

“Një nga alternativat është edhe numërimi  elektronik i votave, kjo do të parandalojë  devijimin e votave gjatë numërimit, kurse pjesa tjetër i mbetet  reformimit të ligjet për të gjitha këto raste të shit-blerjes së votave.” deklaron Shehi.

 

Të fundit