Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore/ Dështimi i marrëveshjes deri në 31 maj, reagimi i fortë i Yuri Kim: Ndal vendosjes së kushteve të reja dhe të pazbatueshme

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një mesazh për Këshillin Politik, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore deri në 31 maj, afat i përcaktuar nga vetë palët.

Ajo u bën thirrje që të ndalojnë vendosjen e kushteve të reja dhe se tani është koha për të mbajtur fjalën.

 

 

 

 

 

 

31 maji u mbyll pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në një mbledhje që zgjati mbrëmë rreth katër orë.

Gjatë takimit mbledhja u ndërpre për rreth dy orë pasi një përfaqësues i SHBA zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me palët e Këshillit Politik, në tentativë për të gjetur dakordësi për pikat pa konsensus.

Mësohet se Ian Crawford, shefi i seksionit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-së ka qenë mbrëmë në rolin e negociatorit, duke u takuar fillimisht me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, dhe më pas, është me Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.

Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka qenë mjaft aktive për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, duke inkurajuar vazhdimisht palët.

Pikat e padakordësuara vijojnë të jenë: Kolegji Zgjedhor, sistemi zgjedhor, qeveria tranzitore, identifikimi biometrik dhe depolizitimi i administratës zgjedhore.

Të fundit