Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore edhe pa PD? Balla: Javës që vjen të gjitha partitë në një tryezë të përbashkët  

Reforma Zgjedhore edhe pa PD? Balla: Javës që vjen të gjitha

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është ndalur te Reforma Zgjedhore, pas takimit me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange.

I pyetur nga gazetarët për arritjen e Reformës Zgjedhore edhe pa Partinë Demokratike, Balla tha se do të vijojnë përpjekjet brenda afatit të përcaktuar për një konsensus me PD, por që askush nuk duhet lejuar që ta pengojë.

"Sipas traditës, Reforma Zgjedhore do të zhvillohet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës. Përpjekjet tona për një konsensus edhe me PD do vijojnë, besoj gjatë javës tjetër do kemi një tryezë të partive politike, që partitë të shprehin këndvështrimin e tyre.

Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reformë të thellë të kodit zgjedhor. Edhe në raportin e fundit të OSBE ODIHR që ka rekomandime që janë të domosdoshme me qëllim që zgjedhjet 2021 të zhvillohen me kod zgjedhor të reformuar”, tha Balla.

Të fundit