Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, flet eksperti i KiE: Kontratat e legalizimit u përdorën për të blerë votat

Reforma Zgjedhore, flet eksperti i KiE: Kontratat e legalizimit u

Eksperti i Këshillit të Europës, Quentin Reed ngre shqetësimin se në zgjedhjet e 2017-ës ka patur shkelje të së drejtës së njeriut për të zgjedhur.

Gjatë mbledhjes së  Komisionit të Reformës Zgjedhore, Reed tha se ka patur abuzime para zgjedhjeve me qëllim shit-blerjen e votës nga ana e qeverisë.

“Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Për këtë ka disa mekanizma. Kontratat e legalizimit u përdorën për të blerë votat. Po ashtu, klientelizëm është edhe kur jepet vota për post në administratë”, u shpreh eksperti i huaj.

Nga ana tjetër, nisur nga këto kritika, deputeti i PD Oerd Bylykbashi theksoi sërish nevojën për votim elektronik.

“Votimi elektronik redukton blerjen e votës. Deri më sot nuk ka asnjë dënim për blerjen e votës, ndaj jepet mesazhi se të gjithë mund të bëjnë ç’të duan në këtë drejtim”, u shpreh Bylykbashi në mbledhje.

 

Të fundit