Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Nëse ka vullnet konsensusi deri në 31 maj, Hajdari: Kam besim për ndryshim sistemi'; 3 kushtet e opozitës

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Nëse ka vullnet konsensusi deri në 31

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesit e komisionit të Reformës Zgjedhore deklaruan se afati i fundit për përmbushjen e kësaj reformë do të jetë 31 maji.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakordësisë.

" Unë shtyva palët që javën e ardhshme lidhur e debatin për ndryshimin e sistemit. Kryetarët e partive të mëdha marrin vendim në kurriz të shqiptarëve.prandaj, duhet t’i përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve që të gjejmë një pikë konsensusi. Kam përshtypjen se do gjejë zgjidhje në këshillin politik, dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit. Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarisht dhe 5 takime të tjera Brenda majit. Kanë filluar ta rimendojnë. Unë kam fort besim që do të gjejmë një zgjidhje, një konsensus në lidhje me ndryshimin e sistemit", tha Hajdari.

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se deri më 31 maj do të arrihet konsensusi për Reformën Zgjedhore.

“Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar dhe ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR”, tha Gjiknuri.

Ai tha se dy çështjet që i ndajnë është administrata zgjedhore dhe çështja e Kolegjit.

“Presim propozimin e PD-së për këto, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD në këtë komision, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca ka treguar mungesë vullneti për propozimet e opozitës.

“Brenda 31 majit Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet.

Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus. Është mazhoranca që deri më sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me cështjet e shtruara, por vetëm refuzime. Është mirë që mazhoranca pa humbur kohë në mbledhjen e radhës të vijë me qëndrime konkrete”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se mazhoranca po tenton votim të njëanshëm të reformës, por nës ndodh, sipas tij do thellonte edhe më shumë krizën politike në vend.

“Maxhoranca duhet të heqë njëherë e përgjithmonë dorë nga iluzioni për të miratuar me vota imagjinare apo të blera. Do thellonte në ekstrem krizën politike.

Kjo është një reformë nul nëse është pa opozitën. Është me tepër se nul, pasi është kthim pas”, tha Vasili.

‘Zgjedhorja’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, zbardhen tri kërkesat e opozitës: Të ulemi ballë për ballë

Të fundit