Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore/ Grida Duma: Nuk ka shanse të bëhet pa PD-në

Reforma zgjedhore/ Grida Duma: Nuk ka shanse të bëhet pa PD-në

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma u shpreh se pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama, nuk ka shanse që reforma zgjedhore të bëhet pa opozitën.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në televizionin ‘Top Channel’, Dua tha: “Gjejmë vendosmëri që reforma zgjedhore është edhe prioritet i opozitës. Nuk duhet të merren në referencë çfarë thonë dy individë, qoftë kryeministri, qoftë kreu i opozitës. Duhet të nisë menjëherë konsulta e gjerë. Nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në dhe pa opozitën”.

Në lidhje me planin për reformën zgjedhore e prezantuar sot nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, Duma tha se për opozitën nuk ka ndryshuar kërkesa ‘Rama ik’.

“Unë personalisht dokumentin zyrtar që kam nga PD është dokumenti që është parë në Këshillin Kombëtar, i cili ka vetëm një platformë “Rama ik”. Nuk besoj se sakrifica e deri sotme është zhvilluar me idenë se Rama do të reflektojë. Ne nuk duhet të fitojmë reflektimin e Ramës, por mbështetjen e qytetarëve”, u shpreh Duma.

Të fundit