Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Gurakuqi: Rama ka prishur balancën elektorale, Shqipëria e veriut e diskriminuar

Reforma Zgjedhore, Gurakuqi: Rama ka prishur balancën elektorale,

Ish deputeti demokrat Romeo Gurakuqi thotë se kryeministri Rama do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të mos lejuar këtë reformë.

Në studion e RTV Ora, ai u shpreh se Rama ka prishur balancën elektorale në vend ku ka diskriminuar edhe Shqipërinë e Veriut.

“Për sa kohë Rama të jetë kryeministër ai do të bëjë gjithçka për të penguar reformën zgjedhore dhe ndryshimin e kodit elektoral. Edhe korigjimin e ndarjes anti kombëtare administrative të realizuar nga ekipi i tij qeverisës. Ka prishur balancën elektorale të Shqipërisë. Ka diskriminuar në mënyrën më të paskrupullt Shqipërinë e Veriut. Ky është veprimi më antikombëtar që ka bërë ai.

 Çmontimi i Shqipërisë tradicionale që është i përbërë nga disa kyreqendra ku ka qenë e përqëndruar vendi. Si kryeqendra të administratës. Rasti më i fundit ishte heqja e drejtorive governative nga kryeqendra e veriut Shkodra dhe spostimi i tyre në Lezhë. Tregon një pazotësi dhe një mendje djallëzore që ka prishur të gjitha balancat, përfaqësinë dhe e ka çuar Shqipërinë në një prishje të konventave kushtetuese”, tha Gurakuqi.

Të fundit