Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk do lejojmë të kthehet në pazar mes palëve

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk do lejojmë të kthehet në pazar

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, në të njëjtën kohë bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, në seancën e sotme parlamentare theksoi edhe njëherë rëndësinë e reformës.

Ajo shprehu bindje se nuk do të lejojë që kjo reformë të kthehet në pazar mes palëve.

“Angazhimi ynë si deputetë në Kuvend dhe Komisione ka qenë pikërisht që ne të hapim debatin e madh për ndryshimin e sistemit.  Dua të garantoj që ajo reformë të mos abuzojë me besimin e shqiptarëve që ata të jenë në gjendje të zgjedhin dhe jo të votojnë. Ne nuk do bëhem bllokues për integrimin e vendit por nuk do lejojmë që kjo reformë të kthehet në pazar. Disa cinikë paragjykojnë këtë qëndrim.

Ne do t’i japim një reformim të thellë Reformës Zgjedhore. Kemi nevojë për mbështetje nga qytetarët. Është e qartë se ne po përjetojmë një krizë të thellë mosbesimi. Kjo është e patolerueshme për një vend që aspiron BE.

Hajdari e vuri theksin edhe te listat e hapura, që sipas saj u japin liri qytetarëve të votojnë njerëz që mund t'i përfaqësojnë denjësisht.

Dua të theksoj se ne duhet të tesojmë çfarë duan qytetarët shqiptarë e tu japim të drejtën atyre. Shqiptarët duhet të zgjedhin me lista të hapura ata njerëz që mendojnë se i përfaqësojnë denjësisht”, tha Hajdari.

Të fundit