Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore/ ‘Hapi i parë për zgjidhjen e krizës?’, Kryemadhi: Problemi ka qenë gjithnjë Rama, opozita e gatshme

Reforma zgjedhore/ ‘Hapi i parë për zgjidhjen e

Është konfirmuar tashmë se opozita e bashkuar do të marrë pjesë në koferencën e nesërme për reformën zgjedhore. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e para që ka folur për këtë menjërë pas mbarimit të takimit mes kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.

Pyetjes së gazetarëve se a është ky hapi i parë për zgjidhjen e krizës, Kryemadhi i është përgjigjur se opozita nuk ka qenë kurrë shkaku i krizës, por ka kërkuar gjithnjë zgjidhjen e saj.

Mbledhja ishte që të vëmë në dijeni zotin ambasador për problemet që ka në Shqipëri. Opozita nuk ka qenë asnjëherë problemi për krizën, por problemi ka qenë kjo maxhorancë me në krye Edi Ramën. Opozita e ka votuar reformën në drejtësi. Opozita ka propozuar amandamente në parlament, që nuk janë miratuar. Nëse do të ishin miratuar, do kishim sot SPAK dhe byronë e hetimit. Mund t;ju kujtoj edhe ligjin për vettingun në polici.

Opozita është e gatshme për të hapur negociatat me BE, sepse ne jemi pro për një Shqipëri europiane. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por edhe situata ku ndodhen shqiptarët. Opozita ka ngritur grupe për të zgjidhur krizën. Ajo që opozita do të propozojë nuk është për të zgjidhur krizën vetëm të Ramës, por krizën për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Të fundit