Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, ish-deputeti: Duhet një qeveri elitare, nuk mund ta kryejnë njerëzit që e bënë lëmsh Shqipërinë

Ish- deputeti i PD-së Romeo Gurakuqi thotë se reforma elektorale duhet kryer nga një qeverisje elitare që korigjon në mënyrë të vazhdueshme angazhimet strategjike të Shqiperise me SHBA dhe BE.

Në një status në Facebook Gurakuqi propozon që të bëhet një ndryshim i përcaktimit të kolegjeve zgjedhore edhe në qarqe.

“…bazuar jo vetem mbi numra votuesish dhe banoresh, por para se gjithash, mbi nevojen e perfaqesimit ne Parlament te komuniteteve historikisht te percaktueme dhe njerezve tane te shkeputun nga atdheu prej politikave trathtare te nxjerrjes tinzisht jashte vendit”-nënvizon ai.

“Negociatoret duhet ta strukturojne platformen e rishkrimit te Kodit te Ri Zgjedhor, mbi sistemin proporcional rajonal te korigjuem, me lista te hapura, ose mbi mazhoritar te bazuem mbi nevojen e perfaqesimit te komuniteteve historikisht te formueme.

Cdo eksperiment tjeter, jo vetem do te shformoje perfaqesimin e drejte te Atdheut Real ne Atdheun Legal, por edhe do te prodhoje kriza te tjera politike dhe perfaqesim permanent jo elitar, te padrejte, te pilotuem dhe ne fund edhe te korruptuem”-shkruan më tej ish-deputeti.

Reagimi i plotë

Të fundit