Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Mediu takon deputetët e Bundestagut: 9 kushtet e Gjermanisë për opozitën janë udhërrëfyesi i dialogut

Kreu i PR, dhe aleat i PD, Fatmir Mediu ka zhvilluar takime me disa zyrtarë të Bundestagut gjerman.

Përmes rrjeteve sociale, Mediu tregon se është takuar me Raporterin për Shqipërinë ne Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU, Peter Beyer LL.M, Koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike.

Mediu sqaron se i ka falënderuar në emër të opozitës për mbështetjen që Bundestagu I dha Shqipërisë për hapjen e negociatave për BE te shoqëruar me 9 kushte që reflektojnë qartë se Gjermania do një Shqipëri demokratike dhe Europiane.

Po ashtu, ai shton se këto kushte për opozitën janë udhërrëfyesi i dialogut dhe zgjidhjes së ngërcit politik.

Të fundit