Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, nënkryetari i CDU/CSU: Plotësohet kushti vetëm nëse konfirmohet nga ODIHR

Reforma Zgjedhore, nënkryetari i CDU/CSU: Plotësohet kushti vetëm

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Deklarata e Wadephul për DW erdhi pas takimit që ai pati në Berlin me Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Wadephul-i i tha DW në përfundim të takimit në Berlin, se Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por ai shtoi se ka ende për të bërë.

“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore."

Cakaj ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Deri tani ai është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Cështje të Evropës, Michael Roth. DW

Të fundit