Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, Ngjela: As Rama, e as Basha nuk dalin dot deputetë me lista të hapura

Reforma zgjedhore, Ngjela: As Rama, e as Basha nuk dalin dot deputetë

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për Ora News u shpreh që nuk mund të ketë një reformë zgjedhore reale nëse nuk përfundon reforma në drejtësi.

Sipas Ngjelës, nëse bëhen lista të hapura, ish-ministrat dhe ish-kryeministrat nuk mund të zgjidhen deputetë në vitin 2021.

Ai theksoi se në këtë rast nuk del dot as Rama e as Basha pasi nuk i do më populli.

“Le të bëjnë 20 reforma zgjedhore. Ne do të marrim frymë si shoqëri kur të marrë fund reforma në drejtësi dhe ajo anti-korrupsion. Me këto reforma që kanë nisur, 4 liderat kryesorë, duke përfshirë ish-ministra dhe ish-kryeministra nuk do të marrin pjesë si deputetë në zgjedhjet e vitit 2021 se nuk do t’i lërë reforma. Do të jenë nën kontroll ligjor. 

Ajo që këta duan të bëjnë është se duan të manipulojnë zgjedhjet. Nuk duan të kenë lista të hapura, dhe nuk dalin deputet se nuk i do populli. As Rama nuk del dot deputet me lista të hapura, Basha jo e jo. Perëndimi i ka listat proporcionale të hapura. Nuk zgjidhet partia se është nocion abstrakt”, tha Ngjela.

Të fundit