Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, OSBE: Debati publik ka krijuar shqetësim rreth punës së komisionit, sinjal negativ nëse nuk miratohet

Reforma zgjedhore, OSBE: Debati publik ka krijuar shqetësim rreth

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se mbetet shumë pak kohë për realizimin e reformës zgjedhore. Në një intervistë për Radio-Televizionin Shqiptar, Borchardt tha se debati publik i momentit ka krijuar shqetësim rreth punës së ardhshme të komisionit për reformën zgjedhore.

Amabsadori u shpreh gjithashtu se gjatë punës së komisionit ka pasur dakordësi në shumë pika, dhe do të jetë një sinjal shumë negativ për miqtë dhe partnerët e Shqipërisë nëse kjo dakordësi nuk do të konkretizohet tani në legjislacion.

“Debati publik i momentit ka krijuar shqetësim rreth punës së ardhshme të komisionit për reformën zgjedhore. Kushtetuta e Shqipërisë kërkon shumicë të cilësuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ne jemi të shqetësuar për rrezikun që mund të vijë nga pengesat apo nga ngadalësimi i progresit të reformës. Një gjë e tillë do ta kufizonte qëllimin e reformës. Pa një shumicë të cilësuar, mund të bëhen vetëm ndryshime nënligjore, të cilat mund t’i bëjë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ne nuk e kishim fjalën për këtë kur nxitëm dhe rekomanduam me forcë një reformë zgjedhore. Gjatë punës së komisionit të posaçëm, ka pasur dakordësi në shumë pika, sikurse e kanë thënë edhe vetë dy bashkëkryetarët. Ky ishte një sinjal shumë pozitiv dhe do të jetë një sinjal shumë negativ për miqtë dhe partnerët e Shqipërisë nëse kjo dakordësi nuk do të konkretizohet tani në legjislacion”, deklaroi amabsadori Borchardt.

 

 

 

 

Të fundit