Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, PD mandaton dy përfaqësues për t’u dakordësuar me mazhorancën

Reforma Zgjedhore, PD mandaton dy përfaqësues për t’u

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se janë mandatuar dy përfaqësues të opozitës së bashkuar për t’u dakordësuar me mazhorancën sa i takon Reformës Zgjedhore.

Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat pas takimit me aleatët në selinë blu. Basha tha se opozita ka vendosur të përfaqësohet nga ish deputetët Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI.

“Prej tetorit opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent për të përfunduar reformën zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira.

Prej shatorit ky është kusht i Bundestagut gjerman dhe kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur nga mungesa e vullnetit nga pala tjetër.

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin e Reformës Zgjedhor dhe mandaton Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar me palën tjetër mekanizmin për ecjen përpara me miratimin  reformës zgjedhore duke i qëndruar pikave të parashtruara në tetor, e para krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe transparenet, me pjesëmarrjen e forcave politike e grupet e interesit,

e dyta miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe komisionit të Reformës Zgjedhore të cdo propozimi, e treta kalimin e cdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare.

Dua të falënderoj faktorin ndërkombëtar për ndihmën që kanë dhënë, përfaqësuesit e SHBA, BE e Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë drejt produktit të vonuar 4 muaj dhe u bëj thirr palës tjetër të mos vonojnë dakordësinë për këtë instrument për t’ju dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me ndihmën e faktorit të huaj kemi mundësuar një proces që të dakordësohen mbi propozimin tonë prej tetorit, gjithëpërfshirje në një tryezë të partive politike, vendim me konsensus dhe kalim në seancë pa asnjë ndryshim të produktit të dakordësuar. Këto janë mandatet e qarta që dy përfaqësuesit e tanë do ulen pas qëndrimit të qartë të ndërkombëtarëve”, u shpreh Basha.

Të fundit