Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Pollo kundër listave të hapura: S’jam entuziast me këtë formulë që nga përvoja  gjatë 2001 e 2005

Reforma Zgjedhore, Pollo kundër listave të hapura: S’jam

Ish deputeti i PD dhe ish kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo është shprehur kundër listave të hapura, lidhur me debatin për sistemin zgjedhor.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Pollo u pyet nëse duhet te vazhdojë ky sistem ku pushtetin e kanë kryetarët e partive.

Pollo tha se me listat e hapura ka përvojën direkt të Partisë Demokrate të Re në vitin 2001 e 2005 dhe që atëherë nuk ka entuziazëm për këtë formulë.

“Unë e kam propozuar e përkrahur proporcionalin rajonal para afro 20 vjetësh, sepse kishte shenja se të fortët me mjetet e tyre mund të kapnin zona zgjedhore njëemërore (ne sistemin mazhoritar). Të fortët e atëhershëm të dalë nga 97-ta, ishin prapë një karikaturë e Niçes, Rumit e Lalës që sot emërojnë kandidatët e partisë së kryeministrit. Një arsye tjetër ishte që 30% vota të majta në Shkodër e 40% të djathta në Vlorë të gjenin përfaqësim parlamentar, që mazhoritari nuk e mundësonte.

Kurse me listat e hapura kam përvojën direkte të Partisë Demokrate të Re në vitin 2001 e 2005 dhe që atëherë nuk kam ndonjë entuziazëm për këtë formulë. Kam lexuar se është aplikuar gjetiu herë me e herë pa sukses. Por ku themi “t’a vendosë populli” debati bëhet shpesh populist e madje folklorik. Popullin e projektojmë si spekatorët e një konkursi bukurie që përmes smartfonit zgjedhin Miss-in. Mbase është rasti të kujtoj, se partitë janë organizata me propozime politike e me njerëzit që do t’i realizojnë ato propozime; elektoratit i jepet mundësia të besojë me votë njërin nga garuesit”, u shpreh Pollo.

Të fundit