Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Rama për PD: Kërkojnë gjithçka, por nuk lënë gjë pa thënë

Reforma Zgjedhore, Rama për PD: Kërkojnë gjithçka, por nuk

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në foltoren e Kuvendit në debatin për Reformën Zgjedhore.

Sipas Ramës, opozita jashtëparlamentare kërkon gjithçka, por nga ana tjetër nuk lë gjë pa thënë.

“Nga një anë kërkojnë gjithçka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne çfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media”, tha Rama teksa iu drejtua deputetit të opozitës së re Halit Valteri.

Të fundit