Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore/ Sot mbledhja e parë e Këshillit Politik, nga kush do të përfaqësohen partitë politike

Reforma Zgjedhore/ Sot mbledhja e parë e Këshillit Politik, nga kush

Një ditë pasi kreu i PD Lulzim Basha sqaroi para gazetarëve se tryeza me dy bashkëkryetarët e Komisionit Zgjedhor Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe të mandatarit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI nuk është një marrëveshje, por tryezë për të caktuar mekanizmin për përfundimin e Reformës Zgjedhore, sot pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik nga të gjitha partitë politike.

Nga mazhoranca do të ulen në tryezë Damian Gjiknuri dhe Ervin Bushati, nga Grupi Demokrat Rudina Hajdari dhe Alban Zeneli, nga Grupi parlamentar i pavarur Nimet Musai, ndërsa opozita jashtëparlamentare do të përfaqësohet nga pesë emra, PD nga Oerd Bylykbashi, LSI nga Petrit Vasili, PDIU nga Mesila Doda, PR nga Fatmir Mediu dhe PBDNJ nga Vangjel Dule.

Në këtë takim pritet që partitë politikë të diskutojnë mbi axhendën e punës që do të diskutohet në vijim për Reformën Zgjedhore.

Reforma parashikohet të përfundojë brenda 15 marsit të këtij viti.

Ndërsa ‘Zgjedhorja’ është një prej kushteve kryesore të 9 pikave të Bundestagut gjerman, opozita jashtë parlamentare u ul në tryezë me tri pika:

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Të fundit