Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, zbardhen propozimet e opozitës për financimin e partive

Reforma Zgjedhore, zbardhen propozimet e opozitës për financimin e

Zbardhen propozimet e opozitës jashtëparlamentare për financimin privat të partive në zgjedhje.

Bëhet fjalë për pesë propozime, ku ndër të tjera bie në sy se financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit, apo nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë.

Pesë propozimet:

  1. Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.
  2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.
  3. Kontroll i ndërsjellët i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.
  4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
  5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

Të fundit