Flash News

KRYESORE

Refugjatët e mitur në kushte të mjerueshme në Greqi, HRW: Janë regjistruar si të rritur

Refugjatët e mitur në kushte të mjerueshme në Greqi, HRW:

Greqia nuk është kujdesur mjaftueshëm për refugjatët e mitur të pashoqëruar, konfirmoi sot OJQ-ja Human Rights Watch, duke cituar veçanërisht kampin e Lesbos ku policia ka ndërhyrë disa herë në mënyrë mjaft të dhunshme.

“Migrantë të mitur të pashoqëruar janë identifikuar si të rritur dhe ky fakt ka shkaktuar probleme të vërteta, si rigrupimi me të rriturit që nuk kanë asnjë lidhje me ta, apo duke mos i ofruar atyre ndihmën që i nevojitet”, njoftoi HRW në një deklaratë.

Për HRË, autoritetet greke duhet në fakt të identifikojnë në mënyrë të saktë këtë target grup të fëmijëve të pashoqëruar, duke i ofruar mbrojtje dhe kujdes të veçantë ndaj çdo fëmije që ka nevojë.

HRË ka zbuluar 20 adoleshentë të regjistruar si të rritur në kampin e Moria-s në Lesbos, ishull në detin Egje. Incidentet, zjarrvëniet, konfrontimet fizike janë të shpeshta mes refugjatëve të kthyer që presin përgjigjen e kërkesës për azil, në ankth për t’u kthyer drejt Turqisë nëse u refuzohet e drejta për azil.

 

Të fundit