Flash News

KRYESORE

Refugjatët/ Ministri italian: Do t'i mbyllim aeroportet sikur kemi mbyllur edhe portet

Refugjatët/ Ministri italian: Do t'i mbyllim aeroportet sikur kemi

Ndërsa i referohej paktit komunitar për pritjen e emigrantëve dhe lajmeve se qeveria gjermane po planifikon të nisë nga java e ardhshme planin e rikthimeve kolektive në Itali, ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini u shpreh do të mbyllin edhe aeroportet ashtu sikurse kanë mbyllur portet.

“Nëse ndokush në Berlin ose Bruksel mendon të shkarkojë në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime charter të paautorizuara, ta dijë se nuk do të ketë asnjë aeroport të disponueshëm. Do t'i mbyllim aeroportet ashtu sikurse kemi mbyllur edhe portet”.

Ndërkohë në Gjermani janë rreth 40 mijë emigrantë që kanë hyrë në Europë përmes Italisë.

Të fundit