Flash News

KRYESORE

Refugjatët në Shqipëri, deklarata e deputetes serbe që kaloi në heshtje: Evropa po kërkon vende të dobëta që t’i kërcënojë

Refugjatët në Shqipëri, deklarata e deputetes serbe që kaloi

Në Shqipëri sapo është ndezur debati për mundësinë e shndërrimit të vendit në kamp për refugjatët e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, por në Evropë dhe rajon ky debat është i hershëm.

Analisti Genc Burimi, në shkrimin e publikuar te ‘Panorama’ për këtë çështje, risjell në vëmendje një deklaratë të dy muajve më parë të deputetes serbe, Sanda Raskovic Ivic, e cila ka shërbyer edhe ambasadore e Serbisë në Itali.

Deputetja Ivic ka deklaruar se BE nuk e sheh më Turqinë si partnere në pengimin e valës së refugjatëve dhe për këtë arsye po kërkon shtete në dyert e Kroacisë për të bërë rolin e filtrit. Sipas deputetes serbe, këto shtete jo-anëtare duhet të jenë shumë të dobëta në mënyrë që Brukseli t’i kërcënojë apo t’i joshë që të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh.

Shqipëria në garë me tre shtetet më të varfra të Evropës për t’u kthyer në ‘kamp refugjatësh’, askush tjetër nuk pranon

Pjesë nga shkrimi i Genc Burimit:

E para që dha alarmin mbi këtë çështje para dy muajsh është Sanda Raskovic Ivic, ish-ambasadore e Serbisë në Itali dhe aktualisht deputete serbe. Askush nuk i dha rëndësi deklaratës së frikshme që ajo bëri. Kur u pyet nga mediat se çfarë mendonte ajo për perspektivën e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor , ajo bëri këtë koment haluçinant: “BE-ja që mbështetej deri tani te Turqia si një filtër për të përmbajtur valët e pafundme të refugjatëve që presin të dynden drejt Europës, kërkon tani një tjetër zgjidhje, pasi Turqia nuk është më aleate si më parë. BE-já është në këto momente në kërkim vendesh në dyert e Kroacisë si kufiri i fundit europian në Ballkan, për të bërë rolin e filtrit. Duhen për këtë vende joanëtare të BE-së dhe mundësisht shumë të dobëta, që Europa t’i kërcënojë apo t’i joshë që ato të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh”, ishte deklarata e deputetes serbe.

Berisha denoncon kampet e refugjatëve: Otranto do kthehet në varrin gjigant të Evropës. Është propozim i mafies shqiptare

Petrit Vasili: Të iki Rama si refugjat, shqiptarët të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre

A po bën Edi Rama të njëjtën gafë si me armët kimike? Është sërish ‘Le Monde’ që konfirmon Shqipërinë kamp për refugjatët e Evropës

Të fundit