Flash News

KRYESORE

“Refugjatët po vijnë”, gazetari apel Ramës: Bëni transparencë, mos mendoni vetëm për paratë që do vidhni

“Refugjatët po vijnë”, gazetari apel Ramës: Bëni

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar sa i takon lajmeve të fundit që thonë se Shqipëria do të presë rreth 600 mijë refugjat sirian dhe të kombeve të tjera, në këmbim të hapjes së negociatave.

Gazetari Mentor Kikia shprehet i bindur se refugjatët do të vijnë në Shqipëri, teksa i bën edhe apel qeverisë që të jetë më transparente që të mos përsëritet rasti i armëve kimike.

“Qeveria nuk duhet të zgjedhe të thotë vetëm ‘nuk di gjë’, sikundër ka bërë deri tani, kur e tërë Europa zjen duke përmendur emrin e Shqipërisë”, përfundon ai.

Statusi i plotë:

Refugjatët në prag, të mos themi më “nuk di gjë”!

Mesa duket, së shpejti, ne do të përballemi me problemin nëse duhet ti pranojmë kampet e refugjatëve të instalohen në Shqipëri apo jo. Këtu nuk bëhet fjalë për çështje politike, të tipit: “Të pranojmë refugjatët, që të na hapen negociatat”, pasi nuk bëhet pazar me të tilla vendime.

E di që do të shpërthejnë qëndrime të ndryshme, kundër këtij vendimi, apo pro, duke arsyetuar se ne jemi një popull që kemi gjysmën e njerëzve jashtë vendit tonë. I vetmi argument që mund të na joshë drejt pranimit të refugjatëve, është shuma e madhe që BE do të akordojë për menaxhimin e tyre.

Por qeveria nuk duhet të niset thjeshtë duke menduar se do të vjedhë gjysmat e parave të refugjatëve dhe do të bëjë prokopi. Ajo që duhet bërë është pikërisht një diskutim i gjërë dhe transparencë e plotë. Pasi ndryshe do të përballemi me një situatë të njëjtë si në rastin e armëve kimike. Qeveria nuk duhet të zgjedhe të thotë vetëm “nuk di gjë”, sikundër ka bërë deri tani, kur e tërë Europa zjen duke përmendur emrin e Shqipërisë.

Të fundit