Flash News

KRYESORE

Refuzim i familjes apo i Gardës? Shoferit të Xhafajt i’u dha lamtumira e fundit pa ceremoni zyrtare  

Refuzim i familjes apo i Gardës? Shoferit të Xhafajt i’u dha

Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit gardisti, Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vdekur ditën e shtunë. Të dielën, pritej që homazhet për nder të tij të mbaheshin në ambientet e Gardës së Republikës por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës nuk bën asnjë njoftim sa i takon mbajtjes së homazheve ndërkohë që familjarët i pritën ngushëllimet në banesën e tyre. Nuk dihet nëse ishte vendimi i familjarëve, për të mos pasur një ceremoni zyrtare për ti dhënë lamtumirën e fundit ish-gardistit, apo mungesa e organizimit nga ana e ministrisë apo Gardës së Republikës.

Të fundit