Flash News

KRYESORE

Refuzimi/ Në 2015-ën votuan dyfishi i shqiptarëve dhe pati 7 mijë vota të pavlefshme më pak se në 30 qershor

Refuzimi/ Në 2015-ën votuan dyfishi i shqiptarëve dhe pati 7

Numri i pjesëmarrësve të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit për krerët dhe këshilltarët e bashkive ka qenë një nga temat më të diskutueshme pas procesit të votimeve.

Po ashtu, ra në sy edhe numri i lartë i votave të pavlefshme, këtë herë të përkthyera si shenjë revolte kundër zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e partive të opozitës.

Kështu, nëse bëjmë një krahasim me shifra të rrumbullakosura se si ka qenë raporti i numrit të fletëve të pavlefshme të votimit me zgjedhjet e fundit vendore, pra në 2015-ën, rezulton se numri i tyre është shumë herë më i lartë, krahasuar me nivelin e pjesëmarrjes në votime.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha deklaroi sot se në zgjedhjet e 2019-ës morën pjesë 22.97 % e votuesve ose 812.249 zgjedhës.

Nga këto votues, u shpallën të pavlefshme 45.276 për kryetarë bashkie, një numër që krahasuar me shifrën e 2015-ës, rezulton të ketë 7 mijë vota më shumë.

Alarmante dhe tregues indinjate e bën fakti se në 2015-ës morën pjesë jo pak por,  1,613,05429 vetë për kryetar bashkie  nga 3,372,471 qytetarë të regjistruar në listat e votimit, që do të thotë dyfishi i votuesve të këtij viti.

Në bazë të një përllogaritje referuar shifrave të KQZ, në 2015-ën u kategorizuan 38 mijë 464 vota të pavlefshme.

Pra, 4 vite më parë pati dyfishin e votuesve dhe 7 mijë vota më pak të pavlefshme.

 

Në zgjedhjet e 2015-ës

Votuan- 1,613,05429

Vota të pavlefshme -38 mijë 464 vota

 

Në zgjedhjet e 2019-ës

Votuan-812.249

Vota të pavlefshme -45.276

 MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI

KQZ ‘nuk ngopet’, shton sërish votues pas përfundimit të numërimit: Në 30 qershor morën pjesë 22.9 % e qytetarëve

Të fundit