Flash News

KRYESORE

Refuzoi 13 tetorin, Rama i hapur për dialog pa kushte me dy opozitat

Refuzoi 13 tetorin, Rama i hapur për dialog pa kushte me dy opozitat

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me opozitën parlamentare dhe atë jashtë Parlamentit.

“Është me rëndësi të ngrenë në një nivel të ri nivelin me dialogun me të gjithë, qytetarët, sipërmarrjen, në cdo sektor pavarësisht bindjeve tyre politike, dialogun e brendshëm në parti, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër opozitën jashtë parlamentare”, tha Rama.

Por dialogu për të cilin flet kryeministri nuk përfshin marrëveshjen për tetorin. Për sa i përket mandatit qeverisës, Rama tha se këtë nuk do ta diskutonin me asnjë tjetër, përveçse brenda kryesisë së PS-së.

“Jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë, për të diskutuar për sfidat e vendit dhe për çka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës, në funksion të reformës zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisës, nuk janë çështje që i kemi  për diskutim me askënd tjetër”, u shpreh Rama.

Të fundit