Flash News

KRYESORE

Refuzoi foton me Metën në samitin Brdo-Brijunit në Tiranë? Reagon Vuçiç: Ajo nuk ishte diçka zyrtare

Refuzoi foton me Metën në samitin Brdo-Brijunit në Tiranë?

Reagon presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pasi u komentua dje në media se refuzoi të pozojë krah presidentit Ilir Meta, presidentes së Kroacisë, Kitarovic dhe presidentit slloven, Pahor në samitin e Brdo-Brijunit që u mbajt në Tiranë.

Duke folur për mediat serbe, Vuçiç sqaroi se bëhej fjalë për një keqkuptim.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare”, është shprehur Vuçiç.

Të fundit