Flash News

KRYESORE

Refuzoi të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit, vjen në Tiranë delegacioni i lartë i KiE

Mbërrin në Tiranë delegacion i lartë i  Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës.

Sipas burimeve, delegacioni i lartë kryen sot vizitë në Tiranë me ftesë të Presidentit ilir Meta.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri.

Kujtojmë se Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Vizita në Tiranë vjen fill pas evidentimit të një numri të madh kryebashkiakësh me precedentë penalë, si dhe pas takimit që Meta zhvilloi në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer.

Pas takimit me delegacionin e lartë të KiE, Meta: Shqipëria ndodhet në një krizë ‘sui generis’ përfaqësimi

Të fundit