Flash News

KRYESORE

“Refuzojmë takimin me Nikollën”, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat për uljen e tarifave

“Refuzojmë takimin me Nikollën”, studentët nuk

Me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, studentët arritën të anulojnë VKM-në që tarifonte kreditet për lëndët mbetëse, por mesa duket nuk përfundon me kaq.

I ftuar në “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Edison Lika, i cili është një ndër studentët që është ngritur të protestojë u shpreh se sërish nesër do të bojkotohet mësimi në mënyrë që të plotësohen edhe kushtet e tjera të kërkuar. Më kryesori ai i përgjysmimit të tarifës.

“Ata u frikësuan kur ne sot ishim më të fortë. Ne nuk kërkojmë negociata. Në orën 8 do mblidhen para secilit universitet dhe pastaj do nisemi prapë drejt Ministrisë, se çdo të ndodhë më vonë nuk e di”, u shpreh ai.

Ai theksoi se nuk do ketë asnjë negociatë me ministrinë pasi kushtet janë të shënuara në letër.

“Negociata është në fletë, përgjysmim tarifash. Pikë. Çdo grupim i vogël është i kompromentueshëm. E kupton se nuk kemi ç’të diskutojmë. Për çfarë do dikutojmë? Ne kemi 4-5 vite që protestojmë dhe ata e bënin një vesh shurdh. Sot do e bëjmë ne një vesh shurdh derisa të plotësohen kushtet tona”, tha ai.

I riu u shpreh në studio se ka parë jo vetëm studentë në protestë, por edhe qytetarë. Përsa i përket implikimit të politikës në këtë protestë ai u shpreh i sigurtë se do qëndrojnë larg saj.

“Ajo është normale që politika do të afrohet që të fitojë kapital politik me këtë kauzë, por studentët njëzëri, ndoshta hera e parë thirrja më e fortë ka qenë larg partitë nga universiteti, kjo do jetë ajo që do e bëjë të jetë protesta më e fortë edhe nesër. Me ç’kam parë unë jam i sigurtë që do arrijnë t’i mbajnë duart larg protestës”, u shpreh Lika.

Të fundit