Flash News

KRYESORE

Refuzojnë ngrohjen me gaz, nxënësit bojkotojnë mësimin

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka nxjerrë në pah problematika infrastrukturore në shumë shkolla të vendit, sidomos mungesën e sistemit të ngrohjes.

Një problem i tillë ka prekur edhe shkollën 9-vjeçare ‘Don Martin Trushi’ në Vaun e Dejes në Shkodër dhe sipas ‘balkanweb’, nxënësit duke filluar nga sot kanë bojkotuar mësimin me kërkesë të prindërve.

Shkak është bërë refuzimi i ngrohjes me gaz, për shkak të pasigurisë. Kjo për faktin se  kaldajat, që funksionojnë me naftë nuk mund të vihen në funksion sepse automati i shkollës është me një faze.

Për këtë, prindërit dhe nxënësit kanë dorëzuar një peticion dhe shprehen se bojkotojnë mësimin derisa të sigurohet ngrohja në shkollë.

Të fundit