Flash News

KRYESORE

Refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjedh Zvicrën

Refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, vëllai i mbrojtësit

Albian Ajeti ka zgjedhur kombëtaren e Zvicrës si përfaqësuesen me të cilën do të luaj. 21-vjeçari i lindur në Bazel, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, është pjesë e listës së lojtarëve të thirrur nga trajneri Petkoviç për “UENA Nations League”.

Për futbollistin me origjinë shqiptare kishin shfaqur interes kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës por duket se lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij.

Grumbullimi i Ajetit e çon sërish në katër numrin e futbollistëve shqiptar që luajnë për Zvicrën pas përjashtimit të Berhamit.

Të fundit