Flash News

KRYESORE

Regjisorët kërkojnë dramën shqipe në Teatrin Kombëtar..., po s’ka kush ta shkruajë...!

Regjisorët kërkojnë dramën shqipe  në Teatrin

Shqipëria është një vend dramash e historish nga më të çuditshmet. Por kësaj dileme, do t’i shknote përshtat një thënie të kryeministrit, “drama ka por nuk ka profesionistë që t’i shkruajë”. Eshtë e çuditshme që në një vend si yni, i zhytur në problemet nga më të ndryshmet social- politike,  letraësai, artet, teatri etj, i shkojnë tangent këtyre problemeve dhe ato pasqyrohen pak, aspak, ose keq nga letërsia dhe artet. Edhe ato pak drama që janë prezantuar (në TK u prezantua njj listë paraprake me afro pjesë shqiptare për t’u vënë në skenë në “Netët e leximit të dramës shqipe”) lënë shumë për të dëshiruar dhe sipas aktorëve, apo edhe vetë regjisorëve, “nuk sigurojnë as sukses, as spektatorë. Gjithsesi regjisori Milto Kutali vijon të jetë kritik për mungesën e dramës shqipe në skenën e teatrit. Regjisori, i cili gjithmonë ka kërkuar që institucionet e teatrit dhe Ministria e Kulturës të kenë vëmendje për dramën shqipe edhe kur ka përfunduar sezoni artistik i TK pohon të njëjtin qëndrim. Nuk mund të kemi një Teatër Kombëtar pa dramë shqipe. “Mungesa  e dramës shqipe e penalizon teatrin, sepse është një institucion teatror kombëtar”, pohon regjisori. Sipas tij, shpresa mbetet që kjo gjë të mos jetë në sezonin e ardhshëm artistik, pasi drama shqipe nuk duhet ti mungojë publikut. “Ajo që shpresojmë të ndodhë është të ketë një reflektim në Teatrin Kombëtar për dramën shqipe.

Në sezonin e ardhshëm artistik publiku ta gjejë dhe dramën shqipe në skenën e këtij institucioni kombëtar”, pohon mes të tjerave regjisori Kutali. Reagimi i regjisorit Milto Kutali vjen në vijim dhe të reagimeve të tjera, që kanë pasur deri tani dramaturgë, regjisorë dhe aktorë të teatrit. Të gjithë kanë kërkuar, që drama shqipe e munguar është problem për një institucion kombëtar edhe në rastet kur ka pasur të tjera shfaqje teatrore të suksesshme. Ndërkaq që gjatë këtij sezoni në Teatrin Kombëtar nisi dhe aktiviteti “Netët e leximit të dramës shqipe”. Le të shpresojmë që sezoni i ri artistik që nis në shtator, do të ketë, të paktën, një dramë shqipe.

Të fundit