Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina i përgjigjet kryeministrit për Teatrin: Përfaqësojmë shumicën absolute, jo budallenjtë që shesin votën

Regjisori Budina i përgjigjet kryeministrit për Teatrin:

Artistët, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, kanë bërë rezistencë që në orët e para të mëngjesit, për të mos lejuar ndërhyrjen e policisë për të nisur aksionin e boshatisjes së teatrit.

Lufta e tyre vazhdon edhe në orët e pasdites. Regjisori Robert Budina, në një pronocim për Syri Tv i është përgjigjur kryeministrit Rama, që i konsideron artistët si pakicë.

“Cila pakicë more zotëri?  Me çfarë cipe del ai dhe bën një status dhe do vazhdojë ndërtimin e Teatrit dhe ne qekemi pakicë. Ne përfaqësojmë shumicën absolute. Pakica profesionale do mbetet në shekuj dhe nuk do jene këta budallenjte që shesin votën për një kafshatë. Ky kryeministër është futur në një hall të madh. Tani ka vendosur edhe gardhet me hekura. Por njerëzit do ta mbrojnë Teatrin. Alenca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është një formacion politik. Ne do përpiqemi të çajmë kordonin e policisë si në mëngjes dhe do të fitojmë. Me fjalën tonë ne i bëmë të ndërgjeshëm policët që nuk kishin të drejtë”, deklaroi Budina.

Të fundit