Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina kërkesë publike Ramës: Më lejo të jap shfaqje në truallin e teatrit të shembur

Regjisori Budina kërkesë publike Ramës: Më lejo të jap

Regjisori dhe aktivisti i lëvizjes “Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, Edmond Budina, i ka bërë kryeministrit Rama një kërkesë publike teksa i kërkon "leje" të japë shfaqje në truallin e teatrit të shembur.

Budina ka ironizuar kryeministrin duke e quajtur "pronar i hapësirave politike", ndërkohë që e ka ftuar në shfaqje.

“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete, pa asnjë lekë veç me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj dhe me pretestuesit lemerisën mbarë opinionin publik. Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e tetarit si një hapësirë lirie. S’ka ekzploziv, molotov, por vetëm art. Shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parmandalimin e COVID 19. Je i ftuar edhe ti të vish. Uroj të marr një përgjigje pozitive”, tha Budina.

Më tej ai theksoi se arsyeja pse vendosi ta bëjë këtë kërkesë është se vendi ku ndodhej Teatri Kombëtar është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër gjithë kohën.

“Ky është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër gjithë kohën, pikërisht për këtë arsye mendoj që këtu duhet të luhet teatër. Ne nuk jemi për dhunë, por për art", u shpreh ai.

Budina shtoi se ai do të luajë shfaqjen “Profeti i Kokoshkave”.

Të fundit