Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina: Pse dyshoj që nuk jam i infektuar me Covid; ma nxorrën emrin edhe pse ju kërkova të kundërtën

Regjisori Budina: Pse dyshoj që nuk jam i infektuar me Covid; ma

Në një lidhje me skype me News 24, regjisori Edmond Budina foli për infektimin e tij dhe të vëllait me koronavirus. Ashtu sikurse e ka përmendur më herët, Budina është skeptik sa i takon  rezultatit për virusin dhe tregon dyshimet që ka për këtë fakt.

“Insistoi Insituti i Shëndetit Publik që të kryenim testin sepse na vdiq halla dhe i shërbyem hallës.

Ju kërkova që emri im të mos bëhej publik, por e bënë dhe e mori në gojë edhe kryeministri.

Fakti që insistuan më lenë të dyshoj se ma dhanë edhe përgjigjen  shpejt kur të tjerët kërkonin t’ua jepnin dhe nuk ua jepnin. Më bëjnë të dyshoj, se shumë mirë që  e bënë testimin po e bënë publik emrin tim, kur ju kërkova të kundërtën. Sidomos nga kryeministri i vendit që duhet të respektojë njerëzit. Me një keqardhje hipokrite ai  tha më vjen keq po ndërkohë kërkoi tju thoshte njerëzve mos protestoni si këta, po rrini urtë. Nga ana tjetër dyshoj se s’kemi pasur dhe vazhdojmë të mos kemi shenja fare”, tha Budina.

Budina pyetet: A do ti padisni institucionet që ju nxorrën emrin?

“Padyshim që këtë çështje do ta ndjek. Duhet të mësohemi që pushtetarët tanë s’mund të bëjnë ç’të duan me ne.”

Të fundit