Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina: Pse Rama nuk përballet dot me aktorët, por dërgon Veliajn

Regjisori Budina: Pse Rama nuk përballet dot me aktorët, por

Artistët shqiptarë janë ndarë më dysh sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” janë të ftuar aktori Laert Vasili i cili është pro shembjes së teatrit dhe regjisori Robert Budina që refuzon shembjen e tij.

Budina u shpreh se  Rama nuk e ka kurajon të përballet me aktorët se i thahet përshtyma e prandaj çon kryebashkiakun Veliaj të flasë me ta.

“Veliaj ka humbur të drejtën për të negociuar me ne. Nëse e ulim debatin sa te banjo, sa ndenjëse na duhen... është banalitet. Kjo është një strategji tinzare. Nëse teatri do bëhej, do ishte bërë me kohë. Kur Rama ngriti strategji për ta sulmuar atëherë, nuk ia arriti. Thelbi i muhabetit është marrja e pronës. Tani Rama nuk e ka kurajon të përballet me ne se i thahet pështyma e çon Veliajn, që artin e komunikimit e ka shumë të mirë”, u shpreh Budina.

Të fundit