Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina ‘shpërthen’ ndaj politikanëve: Kriminelë dhe hipokritë

Regjisori Budina ‘shpërthen’ ndaj politikanëve:

Regjisori Edmond Budina ka folur me gjuhë të ashpër lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, në emisionin ‘Kjo Javë’.

Regjisori Budina deklaroi se pushtetarët nuk janë të interesuar për teatrin, por e gjitha është hipokrizi.

Sipas tij, ata që duan të prishin Teatrin Kombëtar janë kriminelë.

“Sigurisht që duhet një teatër, patjetër që po, duhen shumë madje. Edhe në kohën e komunizmit kishte shumë salla. Pse të mos ketë edhe sot shumë salla. Ne po shkatërrojmë 4 salla për të ndërtuar një. Pse të mos i ruajmë këto 4 salla dhe të ngremë edhe të reja. Atyre nuk iu intereson arti, aty ka interesa mafioze, tashmë për këtë jam i bindur. Unë shoh disa politikanë hipokritë dhe të pashpirtë. Nuk shoh politikanë që t’i trajtojnë njerëzit me respekt, që t’ju mbushen sytë me lotë”, ka thënë Budina.

Të fundit