Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina zbulon planin nga Kukësi: Ç’do të ndodhë pasi të mbledhim të gjitha firmat për peticionin e Teatrit

Regjisori Budina zbulon planin nga Kukësi: Ç’do të

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet kësaj radhe në Kukës ku do të zhvillojë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të Peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë.

Për këtë marshim Budina u shpreh se do të shërbejë për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë.

“Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës.

Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush”, tha Budina.

Të fundit